Zalmoxes shqiperorum, dinozauri i emëruar sipas Shqipërisë

Speciale

Zalmoxes shqiperorum, dinozauri i emëruar sipas Shqipërisë

Nga: Fahri Xharra Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:21
Zalmoxes shqiperorum

Zalmoxes është një tip dinozauri i zhdukur që është gjetur nga paleontologët në Transilvani ( Rumani ). Kjo specie e veçantë është klasifikuar nga kërkuesi, Franz Nopcsa, si ‘Rhabdodon robustum’.

Ky dinozaur, mbetjet eshtërore e të cilit janë gjetur në Rumani, është emëruar ‘Zalmoxes’, në nderim të hyut dak me po të njëjtin emër. Gjetjet e mëvonshme të paleontologëve kanë gjetur edhe një specie të ngjashme të dinozaurit, të cilën e kanë emëruar sakaq si ‘Zalmoxes shqiperorum’, i emëruar sipas Shqipërisë

Motorët e kërkimit në Google japin të dhëna intriguese për këtë lloj dinozauri. Po si u bë që kjo specie mban emrin e Shqipërisë?

Image
Zalmoxes shqiperorum

Duke qenë se albanologu hungarez, Baron Nopcsa (1877- 1933), bënte kërkime edhe prej paleontologu, gjetjet e fosileve në Rumaninë malore fillimisht u klasifikuan si ‘Rhabdodon’, ndonëse studiuesit e mëvonshëm provuan se ky lloj dinozauri ishte një specie tjetër.

Kësisoj, studiuesi Weishampel bashkë me ekipin e tij e emëruan këtë specie si ‘Zalmoxes shqiperorum’, për nder të dashurisë që kishte Nopcsa për shqiptarët, veçmas fiset veriore.

Baroni Franz Nopsca ka pasur një dashuri të gjallë për shqiptarët, të cilëve u kushtoi një pjesë të mirë të jetës. Njohës i shkëlqyer i shqipes, dialekteve të saj dhe traditave, ai mbante lidhje të afërta me drejtuesit e kryengritjeve antiosmane.

Image
Baroni Franz Nopsca

Bashkë me mikun e tij të zemrës, Bajazid Elmaz Doda, kanë studiuar fosilet në Vjenë

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat