Zbulohen 95 planete të rinj - Bota Sot
Zbulohen 95 planete të rinj

Speciale

Zbulohen 95 planete të rinj

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 19:50
Ilustrim

Pothuajse 95 planetë të rinj në orbitën e disa yjeve jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar nga teleskopi i Keplerit të NASA-s.

Studiuesit konfirmuan praninë e 95 botëve pas studimit të 275 kandidatëve të mundshëm.

Teleskopi Kepler ka gjetur mijëra kandidatë për t’u vlerësuar si planetë kur u lancua gati një dekadë më parë.

Por zbulimi i fundit ngre shpresat se astronomët së shpejti mund të gjejnë një sistem të ngjashëm me planetin tonë, e në të cilin të ketë jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test