Kush janë gjërat më të rëndësishme në botë? Disa thënie të mençura nga Haruki Murakami - Bota Sot
Kush janë gjërat më të rëndësishme në botë? Disa thënie të mençura nga Haruki Murakami

Speciale

Kush janë gjërat më të rëndësishme në botë? Disa thënie të mençura nga Haruki Murakami

Më: 11 prill 2018 Në ora: 06:13
Haruki Murakami

Shpesh është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar ndjenjat, emocionet dhe aspekte të tjera të sjelljes njerëzore. Por Haruki Murakami është një shkrimtar, i cili e di se si ta bëjë këtë me mjeshtëri. Shpesh herë, duket sikur ai me të vërtetë e kupton kiminë e shpirtit njerëzor, duke gjetur në një farë mënyre aftësinë për ta përshkruar atë me saktësi penetruese dhe ndjeshmëri që provokon mendimin e thellë.

Në nder të Murakamit, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohëve moderne, ja 25 prej thënieve të tij më të mira.

Një botë pa dashuri është si era jashtë dritares. Nuk mundeni, as ta prekni, as ta thithni me hundë.

Mendova se njerëzit rriten gradualisht, pak nga pak … Rezulton që nuk e bëjnë. Një person rritet menjëherë.

Mendimet e gabuara nuk ekzistojnë. Ka vetëm mendime që nuk përputhen me tonat. Kjo është e gjitha.

Sa më shumë që plakemi, aq më shumë gjëra nuk mundemi të vëmë në vendin e duhur.

Çdo gjë që dikur ishte brenda nesh dhe pastaj zhduket, edhe nëse zhduket përgjithmonë, lë pas gropa që kurrë nuk do të mbyllen.

Kur përqafojmë njëri-tjetrin, ne ndajmë frikën tonë.

Nëse çdo person do të besonte në një fund të lumtur, bota nuk do të kishte asgjë për t’u frikësuar.

Pavarësisht se sa shumë përpiqeni, nuk i ikni dot dhimbjes që ndjeni kur jeni të mërzitur.

Shprehini ndjenjat tuaja. Është shumë më keq që t’i mbani përbrenda. Përndryshe, ato do të grumbullohen dhe do të ngurtësohen brenda jush. Dhe pastaj do të vdisni.

Askujt nuk i pëlqen të jetë vetëm. E urrej që të zhgënjehem.

Duket sikur zemra fshihet brenda një guacke të fortë, dhe pak njerëz janë në gjendje ta thyejnë atë. Kjo duhet të jetë arsyeja pse unë e kam të vështirë ta ndiej dashurinë.

Ndershmëria për njëri-tjetrin dhe dëshira për të ndihmuar janë gjërat më të rëndësishme.

Çdo zbrazëti gjithmonë do të mbushet me diçka.

Kur njerëzve u jepet shpresë, ata e përdorin atë si “karburant”, për t’i ndihmuar që të jetojnë më gjatë. Pa shpresë nuk ka “më gjatë”.

Realiteti ynë është një betejë e pafundme midis asaj që ndodhi dhe asaj që duam të kujtojmë.

Nuk ka sekrete që në fund nuk do të shpërthejnë nga zemra.

Gjëja më e rëndësishme nuk është ai zbulim i madh që të tjerët e kuptuan para teje, por ai mendim i vogël që erdhi vetëm tek ju.

Çfarë është vetmia? Është e ngjashme me atë ndjenjë që përjetoni në një mbrëmje me shi, kur qëndroni pranë grykëderdhjes së një lumi të madh, dhe shikoni se si rrjedhat e mëdha të ujit bashkohen me detin.

Kujtimet ju ngrohin nga brenda. Por edhe ju copëtojnë nga brenda.

Kur e shihni detin për një kohë të gjatë, filloni të humbisni njerëzit. Kur shikoni njerëzit, filloni të humbisni detin.

Çdo gjë duket e bukur kur e shikon nga distanca.

Shpesh ndodh që gjërat më të rëndësishme në botë fillojnë me çikërrima.

Lëvizja në drejtimin e gabuar me shpejtësi të lartë është më e keqe sesa mos lëvizja.

Kur nuk keni askënd që të ndani mendimet tuaja të vetmuara, mendimet tuaja fillojnë t’ju ndajnë ju, mes tyre.

Nëse gjithçka ndodh ashtu siç dëshiron, jeta do të bëhet e mërzitshme. / bota.al

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test