PITF 2020 fillon programin konkurrues këtë të shtunë me shfaqjen ‘’Natasha’s dream’’ nga

Teatri

PITF 2020 fillon programin konkurrues këtë të shtunë me shfaqjen ‘’Natasha’s dream’’ nga

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 12:10
Natasha’s dream

Shfaqja nga Yaroslava Pulinovich është një monodramë e luajtur nga Polya Yardanova, me regji nga Ana Bateva dhe muzikë të Stefan Zdraveski.

Shfaqja flet për Natashan, e cila është 16 vjeçe dhe ka vetëm një ëndërr. Natasha pi duhan, alkool dhe adhuron çokollatat. Ajo shpesh zihet me të tjerët dhe nuk i pëlqen të lexojë libra.

Ndonjëherë ajo mallkon, por asnjëherë nuk ankohet. Megjithatë, këto fakte nuk janë arsye që ëndrra e saj të mos bëhet realitet. Ajo bie në dashuri për herë të parë dhe pa kompromis, do të përpiqet të luftojë për… atë.

Natasha është luftarake, prandaj lufton për drejtësi. Për disa, Natasha është një person i bukur, kurse për të tjerët, ajo është e pasjellshme. Por, në të vërtetë ajo është rezultat i edukimit të dobët që çon drejt sjelljes agresive dhe perdorimit të gjuhës së vrazhdë që ka mësuar në rrugë.

Shfaqja fillon nga ora 16:30 në Teatrin Kamertal të AAB-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat