“Hajduti kishte thikë dhe policja më thoshte ta bllokoja”, vajza rrëfen tmerrin e grabitjes në Tiranë - Bota Sot
“Hajduti kishte thikë dhe policja më thoshte ta bllokoja”, vajza rrëfen tmerrin e grabitjes në Tiranë

Tirana

“Hajduti kishte thikë dhe policja më thoshte ta bllokoja”, vajza rrëfen tmerrin e grabitjes në Tiranë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:18
Ilustrim

Sot u grabit një kambist në një pikë Exchange-i në Tiranë shumë pranë Komisaritatit Nr.3 të Policisë dhe sipas dëshmive policia kishte mbërritur me vonesë pasi grabitësit kishin dhunuar kambistin dhe ia kishin marrë paratë.

Një qytetare ka shkruar për JOQ Albania pikërisht referuar ngjarjes së sotme në rrugën “Mine Peza.”

Qytetarja rrëfen një histori të sajën që e lidh me mos përgjegjësinë e policisë nga Komisariati Nr3.

Mesazhi i plotë i qytetares:

Përshëndetje JOQ! Pashë lajmin tuaj n lidhje me grabitjen pranë komisariatit nr. 3.
Mua më ka qëlluar që të bëj një padi para 3 muajsh për një vjedhje që mu bë në rrugën e Durrësit.
Në moment mora në telefon policinë, mu përgjigj një police femër dhe me qetësi të paparë më tha qa unë ta bllokoja hajdutin ose më saktë agresorin, ndërkohë që policia do të vinte me makinë.
Unë i shpjegoja që e kisha të pamundur ta ndaloja sepse ai kishte thikë me vete.
Ndërkohë që prisja makinën e policisë të vinte më morën në telefon përsëri dhe më thanë që nuk vinin dot patrullat sepse ishin larg, por duhet të shkoja unë në Komisariat për të bërë denoncimin.
Imagjinoni tani të kisha forcën dhe guximin për të bllokuar hajdutin dhe pastaj të më thonin që s’vinin dot, si do ja bëja unë?!
me të shkuar në komisariat në këmbë, tek recepsioni del një polic dhe sapo dëgjoi që kisha shkuar për vjedhje më tha “Sa vjedhje bëhen në Tiranë, me ty do merremi o gocë? Është kohë dreke, po deshe hajde më vonë!”
Nuk e di nëse kështu funksionon çdo komisariat, ama jam e sigurtë që nuk ja vlen të kërkosh ndihmë nga policia jonë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...