Gazeta izraelite “Haaretz” rendit Tiranën midis qyteteve gjermane - Bota Sot
Gazeta izraelite “Haaretz” rendit Tiranën midis qyteteve gjermane

Tirana

Gazeta izraelite “Haaretz” rendit Tiranën midis qyteteve gjermane

Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:05
Tirana

Tirana, kryqyteti i Shqipërisë, vitet e fundit është bërë jehonë në gazetat e mëdha ndërkombëtare, për ndryshimet e saj dhe zhvillimin në tërësi.

Edhe gazeta e madhe izraelite, “Haaretz” – në versionin e saj hebraisht – në një shkrim kushtuar fasadave të qyteteve nëpër botë ka përzgjedhur edhe Tiranën, për koloritin shumëngjyrësh të fasadave të ndërtesave të ndryshme të saj, duke e ilustruar edhe me dy foto.

“Një nga projektet më të famshme në këtë kontekst është iniciativa e Edi Ramës, tani kryeministër i Shqipërisë dhe njëherësh piktor, i cili gjatë detyrës së tij si kryebashkiak i Tiranës urdhëroi ngjyrimin e të gjitha ndërtesave të qytetit me ngjyra të forta”, shkruan gazeta izraelite. Pas një ndërprerje prej katër vitesh gjatë administratës së mëparshme, Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt ka vendosur riparimin dhe ngjyrosjen e fasadave ekzistuese në të gjitha lagjet e qytetit duke ftuar artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që aplikohen mbi sipërfaqen e godinave, transmeton atsh.

Nisma synon të shkojë nga rrugët kryesore në çdo lagje të Tiranës duke krijuar edhe një unifikim të mënyrës se si funksionojnë sipërmarrjet në katet e para, për të treguar imazhin e një qyteti të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...