Këndi i ri i lojërave, Veliaj: Qytetarët të identifikojnë hapësirat e lira

Tirana

Këndi i ri i lojërave, Veliaj: Qytetarët të identifikojnë hapësirat e lira

Më: 27 janar 2019 Në ora: 14:12
Erion Veliaj

Një kënd i ri lodrash është shtuar për fëmijët e Tiranës. Këndi i 40, është ndërtuar nga bashkia pranë Arenës Kombëtare.

“Një zonë e degraduar deri pak javë më parë, falë ndërhyrjes të Bashkisë së Tiranës, ajo është transformuar tërësisht: mjedise çlodhëse, shatërvan, rrugica me pllaka dekorative, ndriçim, stola, kosha”. U shpreh kryebashkiaku.

Veliaj ftoi qytetarët që të identifikojnë hapësira të lira ndërmjet pallateve që i ka shpëtuara zaptimit të njoftojë në Bashki me qëllim ndertimin e lodrave pasi fëmijët do të vijojnë të jenë në fokus.

“Ky do të jetë një vit ku jo vetëm do të vazhdojmë me këndet e lojërave, çdo muaj nga një, por do të jetë po ashtu një vit ku do të fillojmë 17 shkollat e reja. Pesë të parat do të fillojnë në muajin shkurt dhe më pas çdo muaj do kemi nga 4-5 shkolla. Do të jetë viti i parë ku në zgjedhjet lokale nuk do të diskutohet më për mësimin me dy turne, sepse ka marrë zgjidhje”, tha kryebashkiaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat