Rindërtimi pas përmbytjeve, kryebashkiaku Veliaj i jep familjes Mici çelësat e shtëpisë se re

Tirana

Rindërtimi pas përmbytjeve, kryebashkiaku Veliaj i jep familjes Mici çelësat e shtëpisë se re

Më: 3 mars 2019 Në ora: 14:45
Veliaj ftoi qytetarët që kanë mundësi më shumë, të kontribuojnë për familjet që janë në nevojë.

Shtatë anëtarët e familjes Mici, nga fshati Mazrek i Tiranës, tanimë kanë një shtëpi të re, pas shkatërrimit të shtëpisë që kishin, nga reshjet e dendura të shiut.

Që prej asaj kohe bashkia e Tiranës e kishte strehuar këtë familje në qendrën sociale në Tufinë.

“Ishte një kënaqësi e veçantë sot, që të vizitonim shtëpinë e Xhemalit dhe Liljanës, të cilët muajt e fundit kanë kaluar shumë peripeci, nga reshjet që u prishën shtëpinë e vjetër, tek nëna e sëmurë dhe koha që kaluan tek Emergjencat Civile të Bashkisë, në Tufinë. Por, pas çdo rrebeshi, lind dielli, ndaj pas kësaj situate shumë të vështirë, Fondacioni “Mirësia”, Bashkia, të gjithë bamirësit e dashamirësit, u mblodhën bashkë për ta ndihmuar këtë familje”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj ftoi qytetarët që kanë mundësi më shumë, të kontribuojnë për familjet që janë në nevojë.

“Mezi pres që, ashtu si juve jua bëri Zoti mbarë që të dilni nga kjo situatë, të kemi mundësi ta bëjmë këtë edhe për nevojtarë të tjerë. Sa të merremi gam-gam me llafe, e lagu s’e lagu, kush e kishte fajin, duke i nxjerrë përditë sytë njëri-tjetrit në televizor, është më mirë ta kalojmë kohën duke ndihmuar. Për sa kohë po bën edhe i pari i vendit dhe ne gjithë të tjerët nëpër komunitete, japim një shembull që me punë flet më mirë se sa me llafe”, tha Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat