Këshilltarët e LSI i përgjigjen Veliaj për shtyrjen e Ditës së Verës - Bota Sot
Këshilltarët e LSI i përgjigjen Veliaj për shtyrjen e Ditës së Verës

Tirana

Këshilltarët e LSI i përgjigjen Veliaj për shtyrjen e Ditës së Verës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 15:43
Ilustrim

Grupi i Këshilltarëve të LSI në Bashkinë e Tiranës duke uruar sot qytetarët për ditën e Verës, shpreh reagimin e tij për shtyrjen e festimeve të kësaj dite nga ana e Kryetarit Erion Veliaj.

"Përveç se absurde, kjo shtyrje bie ndesh me Ligjin Nr. 7651 Neni 1 pika g, për festat dhe ditët përkujtimore, të cilat nuk mund ti ndryshojë askush.

Qytetarët e Tiranës ishin sot dëshmitarë se asnjë pikë shiu nuk ra në qytetin tonë, dhe e vetmja arsye e vërtetë e shtyrjes absurde te festimeve, është paniku nga protesta e madhe e shqiptarëve në 16 Mars që do vërshojë si uragan i pakënaqësisë popullore në sheshet dhe rrugët e Tiranës. Historia e afërt dhe e largët e këtij qyteti, ka treguar se asnjë manovër politike, nuk mund të ndalojë shpirtin e lirë të popullit të Tiranës për ta vendosur kryeqytetin tonë në themel të cdo lëvizje për ndryshim dhe prosperioritet në momentet e zhvillimeve më historike të kombit", thuhet në një reagim të Këshilltarëve bashkiakë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkinë e Tiranës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...