Shiste heroinë dhe kokainë pranë shkollave të Tiranës, pranga 29-vjeçari

Tirana

Shiste heroinë dhe kokainë pranë shkollave të Tiranës, pranga 29-vjeçari

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:17
Ilustrim

Një 29-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për shitje të drogave të forta, heroinë dhe kokainë.

Operacioni i koduar "MAPO" u zhvillua në rrugën Tiranë-Elbasan, ku u bë edhe arrestimi i shtetasit me iniciale E.T, i njohur me pseudonimin “TAFA”.

"Pas një pune të mirëfilltë profesionale me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u bë e mundur dokumentimi ligjor i  aktivitetit kriminal që kryhej nga shtetasi E. T., i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, pasi siguronin lëndën narkotike të llojit Heroinë e Kokainë të cilësisë së pastër, e përzienin dhe më pas e shpërndanin në formë dozash dhe në sasi të konsiderueshme . Veprimtaria e tyre kriminale në shitjen e lëndës narkotike Heroinë e Kokainë  ishte e shtrirë në zonat e “Kombinatit”, “Yzberishtit”, “Unazës së Re”,  “Tiranës së Re”, si dhe në afërsi  të  disa shkollave të mesme në Tiranë", sqaron policia.  

Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit,  Policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale  55 gramë lëndë të dyshuar Heroinë.

Operacioni  vijon për evidentimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike ”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat