Veliaj: Në 1500 ditë në bashki, çdo ditë një punë konkrete - Bota Sot
Veliaj: Në 1500 ditë në bashki, çdo ditë një punë konkrete

Tirana

Veliaj: Në 1500 ditë në bashki, çdo ditë një punë konkrete

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:29
Erion Veliaj

Nën moton “Tirana: Qytet për fëmijë, qytet për të gjithë”, gjatë këtyre katër viteve është ndërtuar apo rikosntruksuar numri më i madh i çerdheve dhe i kopshteve në kryeqytet në këto 30 vjet.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në Ora News, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se kjo nuk ka qenë thjeshtë një fushatë, por një punë e vazhdueshme që çdo ditë kryeqyteti të kishte një punë konkrete.

“Nuk ka nevojë të kesh doktoraturë të kuptosh kush e ka prej vërteti dhe me passion punën. Ia kam thënë edhe stafit, Bashkia jonë është si një pulë, çdo ditë duhet të bëjë nga një vezë, ndonjë ditë mund të bëjë edhe 2-3 vezë, po çdo ditë duhet të ketë një gjë konkrete, o një bibliotekë, o një korsi biçikletash, o një park, o një kënd lodrash, o një kopsht, o një çerdhe, o një shkollë. Dhe për sa kohë që kemi bërë 1500 ditë kështu, këto 30 ditët e fundit më duket si xhiroja e fundit e maratonës”, tha ai, teksa renditi edhe disa prej investimeve të kryera, mes të cilave edhe emocionet e rikonstruksionit të kopshtit ku ai është rritur vetë.

“Kam qenë fillimisht te çerdhja 54, më dha një kënaqësi shumë të madhe rikonstruksioni i saj. Pastaj kam qenë te kopshti 18, dhe nuk e ke idenë sa krenar isha kur u ribë kopshti 18, se ka qenë kopshti im. Pastaj, prindërit më çuan te shkolla “Kosova”, e cila u rindërtua. I kam bërë të gjitha në fakt. Ku kam qenë vetë, i kam bërë të fundit. Se këpucari, këpucët e veta i rregullon në fund”, tha ai.

Por krahas kopshteve, një vëmendje i është kushtuar edhe shkollave, sikurse është ndërtimi nga e para i shkollës Kosova dhe rikonstruksioni i gjimnazeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...