Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet nëpër lagje, asfaltohet një tjetër rrugë

Tirana

Bashkia e Tiranës vijon ndërhyrjet nëpër lagje, asfaltohet një tjetër rrugë

Më: 27 maj 2019 Në ora: 18:30
Foto

Investimet e Bashkisë së Tiranës në nivel kapilar po vijojnë duke prekur çdo rrugicë të kryeqytetit. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Mirëmbajtjes së Rrugëve po punojnë për të rehabilituar dhe asfaltuar disa rrugë në kryeqytet, duke u kujdesur për shtresat asfaltike, trotuaret, dhe ndriçimin.

Sikurse tregohet edhe në fotot e publikuara nga Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve, investimet kanë prekur edhe rrugën “Ibrahim Hasmema” në kryeqytet, duke iu mundësuar banorëve të zonës kushte sa të mira.

Duke qenë se stina e verës po afron, banorët e kësaj lagje nuk do të lëvizin më mes pluhurit dhe baltës, pasi rruga është asfaltuar plotësisht.
Ndërkaq, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në rrugë të tjera të Tiranës, për ta bërë sa me komode lëvizjen e këmbësorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat