“Dita pa makina” më 1 qershor, segmentet ku kufizohet qarkullimi - Bota Sot
“Dita pa makina” më 1 qershor, segmentet ku kufizohet qarkullimi

Tirana

“Dita pa makina” më 1 qershor, segmentet ku kufizohet qarkullimi

Më: 31 maj 2019 Në ora: 18:30
Ilustrim

Bashkia e Tiranës rikthen më 1 Qershor nismën “Dita pa Makina”, e cila synon ndërgjegjësimin e qytetarëve që të shmangin të paktën për një ditë përdorimin e automjeteve të tyre, të cilat janë edhe ndotëset kryesore të ajrit.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve të shumta që do të organizohen nesër në 1 Qershor, si pjesë edhe e festimeve për Ditën e Fëmijëve, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve të qytetit.

Sipas planit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në datë 01.06.2019 nga ora 08:00 deri në orën 17:00, si dhe në Sheshin “Nënë Tereza” nga data 01.06.2019 ora 00:00 deri në datën 02.06.2019 ora 00:00.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rrugova”, “Lek Dukagjini” dhe “Papa Gjon Pali II”.
Ndërsa mjetet e transportit urban të qytetit do të devijohen si më poshtë:

Linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës “Elbasanit”.
Linja “Tirana e Re”, “Kopshti Zoologjik” do të devijohen te sheshi “Wilson”, ura e Drejtorisë së Policisë.
Linja “Kristali”do të devijohet te sheshi “Wilson” dhe St. Trenit.
Linja “Kinostudio-Kombinat”, do të devijohet tek Sheshi “Medresesë” si dhe përballë kishës Ortodokse.
Linja “Kashar” do të devijohet te “Kafe Flora”, Kisha Ortodokse.
Linja “Megatek” dhe “Institut” devijohet te “Kafe Flora”

Linja “Qyteti Studenti”/’Jordan Misja” “Sauk”, dhe “Sanatorium” do të devijohen te rruga “Ismail Qemali”, “Gjon Pali II”, Blv, “Bajram Curri”, rrugës “Elbasanit”.
Linja” Mihal Grameno” do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”.
Linja “Materniteti Ri”do të devijohet te ura pranë rrugës “Elbasanit”dhe kishës Ortodokse.
Linja “Sharra” do të devijohet te St. Trenit si dhe përballë kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.
Mbas orës 17:00 të datës 1 Qershor linjat ‘Tirana e Re” dhe “Kopshti Zoologjik”do të kthehen te BIV.”Dëshmorët e Kombit” dhe do të stacionohen te hotel “Rogner”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...