Veliaj: Parkingjet publike falas për besimtarët gjatë faljes së Fiter Bajramit - Bota Sot
Veliaj: Parkingjet publike falas për besimtarët gjatë faljes së Fiter Bajramit

Tirana

Veliaj: Parkingjet publike falas për besimtarët gjatë faljes së Fiter Bajramit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:22
Erion Veliaj

Nesër, gjatë faljes së Fiter Bajramit, parkingjet publike të Tiranës do të jenë falas për besimtarët myslimanë. Lajmin e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot, së bashku me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, inspektoi punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

“Parkingu te sheshi “Skënderbej” dhe parkingu te Bulevardi i Ri do të jetë falas. Por, duke parë që moti nuk është premtues dhe nëse nuk ka vende në parkingjet nëntokësore, të gjithë besimtarët do të lejohen të parkojnë rreth Unazës së Vogël të Tiranës, për faktin që është një ditë e shenjtë, por edhe mjaftueshëm herët në mëngjes, çka nuk sjellin vështirësi në qytet”, theksoi ai.

Në respekt të ditës së shenjtë të Fiter Bajramit, kryebashkiaku Veliaj, i cili garon në zgjedhjet e 30 qershorit për një mandat të dytë në shërbim të qytetarëve të Tiranës, tha se do ta ndërpresë fushatën gjatë gjithë ditës së martë.

“Nesër do ta ndërpresim fushatën zgjedhore sepse besoj që, në respekt të besimtarëve që janë pjesë e fushatës sonë, të shumë kandidatëve për kryetar bashkie që kanë agjëruar, që janë myslimanë dhe e praktikojnë, por edhe në shenjë respekti të të gjithë komunitetit mysliman, besoj se nuk ka vend të flasim për politikë, por të flasim më shumë për vëllazëri dhe për gjërat që na bashkojnë se sa për dallimet që mund të kemi mbi qytetin”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...