Fitoi mandatin e dytë, Ajola Xoxa bën dedikimin e ndjerë për Erionin - Bota Sot
Fitoi mandatin e dytë, Ajola Xoxa bën dedikimin e ndjerë për Erionin

Tirana

Fitoi mandatin e dytë, Ajola Xoxa bën dedikimin e ndjerë për Erionin

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 15:29
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa

Tashmë që gjithçka është zyrtare, Erion Veliaj është rikonfirmuar në detyrën e tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, dhe është gati për mandatin e tij të dytë.

Pikërisht, shijes së fitores i është shtuar edhe dedikimi special që Ajola Xoxa zgjodhi të bëjë pak minuta më parë në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Bashkëshortja e Erionit, u shpreh me fjalë zemre për të, duke i shprehur publikisht mbështetjen dhe përkrahjen për katër vitet që do të pasojnë.

‘E di se sa e çmon çdo votë, të çdo qytetari që më 30 qershor doli nga shtëpia dhe qetësisht shkoi të votojë për ty, në vlerësim të punës tënde këto 4 vite.

E di fort mirë se këtë mbështetje të madhe të njerëzve ti e konsideron privilegj dhe se do të punosh me po aq përkushtim edhe 4 vitet që vijnë. Të dua edhe për këtë”, shkruan ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...