Kush do të përgjigjet për vdekjen e 2 punëtorëve? Inspektoriati regon kush ishin kompanitë që kryenin punimin

Tirana

Kush do të përgjigjet për vdekjen e 2 punëtorëve? Inspektoriati regon kush ishin kompanitë që kryenin punimin

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 20:35
Tiranë

Inspektoriati Shtetëror i Punës ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë të premte në rrugën Faik Konica në Tiranë, ku dy punëtorë humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e rënies së skelës, e vendosur në një pallat fasada e të cilit po rikonstruktohej.

Inspektoriati saktëson se puna është kryer në bazë të kërkesës së Bashkisë së Tiranës për rikonstruksionin e fasadave në pallatet e kryeqytetit. Kompania që ka vënë skelat, është e mirënjohur në Tiranë e Shqipëri. Fjala është për kompaninë “Syla”, ndërsa kompania që ka marrë përsipër punimet për rikonstruksionin ka qenë e përfaqësuar nga personi subjekt fizik Xhimi Tarushi.

Po sipas inspektoriatit, mbi personin në fjalë që ka marrë përsipër punimet nuk ka të dhëna të sakta, ndërsa për “skela Syla”, inspektoriati thotë se ka kryer 13 herë inspektime dhe i janë lënë detyra në lidhje me respektimin e masave të sigurisë.

INSPEKTORATI SHTETEROR I PUNES DHE SHERBIMEVE SHOQERORE INFORMON MBI NGJARJEN PER AKSIDENTIN NE PUNE.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15 të ditës së sotme datë 16.08.2019 në Rrugën Faik Konica, në një pallat të ndërtuar kohë më parë ku po kryheshin punime për veshjen e tij me sistemin kapotë. Ky është investim i përbashkët Komunitet Bashki.

Subjekti që kishte ngritur skelën është subjekti “SKELA SYLA” me NIPT K81401024O me administrator Petrit Syla. 

Sipas informacioneve paraprake në punë kanë qenë gjatë çmontimit të skelës 4 punëmarrës.

1- Behar Sadrija dërguar në spital me urgjencë

2- Eugidius Lika dërguar në spital me urgjencë

3- Altin Marku dërguar në spital me urgjencë

4- Orjan Kodra punëmarresi që ka ndërruar jetë

Të gjithë punamrrësit rezultojnë të deklaruar në listëpagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Nga hetimet paraprake dhe informacioni i marrë pranë vendit të ngjarjes, punëmarrësit kanë qenë duke çmontuar skelën në krahun nga mbrapa pallatit me orientim Jug-Lindje. Gjatë çmontimit të saj ka lëvizur skela në formën e (valës së detit) dhe më pas është shembur, duke sjellë si pasojë plagosjen e 3 punëmarrësve dhe 1 punëmarrësi me pasojë vdekjen.

Ky subjekt është inspektuar 13 herë nga Inspektoriati i Punës ku 7 herë është kontrolluar gjatë periudhës 2018-2019. Në vendimet e inspektimit janë lënë detyra në lidhje me respektimin e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke qenë se subjekti është me rrisk të lartë.

Subjekti që po kryente punimet për veshjen e pallatit me sistemin kapotë është subjekti Person Fizik Xhimi Tarushi me NIPT L077026020Q me adresë Elbasan Përrenjas Lagjja nr 1, Rruga Blerimi, 50 m, Pranë Bashkisë.

Sipas informacioneve të marra në vendin e ngjarjes rezulton dhe një punëmarrës i këtij subjekti i cili është aksidentuar me pasojë vdekjen.

Administratori i këtij subjekti është ndaluar nga policia dhe shoqëruar në Rajonin Nr. 1. Nuk kemi të dhëna për emrin e punëmarrësit të aksidentuar. Në sistem nuk ka histori inspektimesh. Ky subjekt nuk ka deklaruar adresën e ushtrimit të akivitetit në vendin ku po kryeheshin punimet. 

Për të dhëna të tjera do të bashkpunohet me polcinë e cila ka sekuestruar të gjitha materialet në ngarkim të tyre.

Për informacion më të plotë do t’iu informojmë në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat