Aksident i rëndë, humb jetën drejtuesi i motorçikletës - Bota Sot
Aksident i rëndë, humb jetën drejtuesi i motorçikletës

Tirana

Aksident i rëndë, humb jetën drejtuesi i motorçikletës

Më: 20 shtator 2019 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Aksident i rëndë është shënuar në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën "Stavri Themeli", në orët e vona të mbrëmjes.

Një motorçikletë raportohet se ka humbur kontrollin dhe u përplas me një makinë të parkuar dhe  për pasojë drejtuesi i saj është plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën.

Ai ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i motorçikletës është identifikuar me inicialet  E.M

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...