Termeti, reagon Bashkia e Tiranës: Emergjencat në terren për ndihma që nevojiten

Tirana

Termeti, reagon Bashkia e Tiranës: Emergjencat në terren për ndihma që nevojiten

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:31
Foto

Tirana u godit sot nga dy tërmete të cilat sipas raportimeve të para kanë shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës e cila bën të ditur se forcat e Emergjencës janë në gadishmëri për të ndihmuar këdo qe ka nevoje. Ajo u bën thirrje qytetareve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat ne numrat e mëposhtëm të telefonit.

“Para pak minutash vendi u prek nga nje termet i forte. Raportimet e para tregojnë per magnitude 5.8 balle me epiqendër ne detin Adriatik.

Te gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevoje.

Per cdo emergjence ju lutem njoftoni ne numrat:

Policia e shtetit ☎ 129,

Policia Bashkiake ☎ 042419465, Zjarrfikesja ☎128,

Urgjenca ☎ 127”, shkruan Bashkia e Tiranes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat