Ambiente komode për të vegjlit, nis rikonstruksioni i Kopshtit nr. 15 në Tiranë - Bota Sot
Ambiente komode për të vegjlit, nis rikonstruksioni i Kopshtit nr. 15 në Tiranë

Tirana

Ambiente komode për të vegjlit, nis rikonstruksioni i Kopshtit nr. 15 në Tiranë

Më: 3 tetor 2019 Në ora: 19:50
Nis rikonstruksioni i Kopshtit nr. 15 në Tiranë

Të vegjlit e Kopshtit numër 15 në kryeqytet shumë shpejt do të kenë ambiente me komode dhe me të gjitha kushtet e nevojshme për ta. Prej disa ditësh, Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e çerdhes. 

Pasi është hedhur poshtë suvaja e vjetër, punonjësit e Bashkisë kanë nisur izolimin me material special të dyshemesë dhe mureve, për të kaluar më pas në suvatimin, patinimin me fino, dhe lyerjen e mureve.

Për t’i krijuar të vegjëlve të këtij kopshti ambiente më të ngrohta, sidomos tashmë që po afron edhe stina e dimrit, po punohet është për shtrimin e parketit në të gjitha ambientet e katit të parë.

Falë këtij investimi, fëmijët e lagjes ku ndodhet Kopshti nr. 15, nuk do të jenë të detyruar të kalojnë orë të tëra në ambiente të papërshtatshme, ku nuk mungonte as lagështira në mure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...