Falsifikonin kartëmonedha, në pranga 2 të rinj nga Tirana - Bota Sot
Falsifikonin kartëmonedha, në pranga 2 të rinj nga Tirana

Tirana

Falsifikonin kartëmonedha, në pranga 2 të rinj nga Tirana

Më: 22 janar 2020 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Euro 2020”, arrestoi në flagrancë shtetasit: U. M., 19 vjeç, banues në Tiranë dhe N. P., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kartëmonedha të falsifikuara dhe dy aparate celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat