Rasti i pazakontë në Tiranë/ Gruaja u kthye për të marrë tre fëmijët, por burri e qeth me gërshërë

Tirana

Rasti i pazakontë në Tiranë/ Gruaja u kthye për të marrë tre fëmijët, por burri e qeth me gërshërë

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 21:22
Elida

Një 39-vjeçar në Tiranë ka përfunduar nën akuzë këtu në gjykatën e kryeqytetit, pasi i ka prerë flokët gruas në mënyrë që ajo mos të dilte dhe kështu mos ta braktiste.

Kjo është Elida, e cila e dërgoi për herë të dytë bashkëshortin në qeli, së fundmi jo vetëm për shenjat në fytyrë por edhe për kokën e qethur zero. Prokurori Etien Kapo thotë në përfundim të hetimeve se bashkëshorti dhunues , ka kundërshtuar largimin e bashkëshortes nga shtëpia dhe kur ajo u kthye për të marrë edhe tre fëmijët ai ka marrë gërshërët dhe makinën e rrojës duke ia prerë flokët.

Por edhe pse i akuzuari këmbëngul se kjo është një sajesë e vajzës nga Mati, që sipas tij i ka qethur vetë flokët që të dërgojë burrin në burg, prokurori i thotë gjykatës së i akuzuari ka ushtruar dhunë. Por ky nuk është rasti i vetëm i dhunës. Një adoleshenteje në Tiranë iu qethën flokët që ajo mos të dilte pa leje nga shtëpia.

Gjyqtari paraprak Ardian Kalia urdhëroi dërgimin si të pandehur të kryefamiljarit i moshës 63 vjeç, i cili sipas akt akuzës , nuk pranonte dot largimet e vajzës dhe për këtë shkak në mesnatë e ka zgjuar nga gjumi dhe i ka qethur flokët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat