Veliaj: Rruga e re, më shumë akses për Vaqarrin. 2 mijë aplikime për kreditë e buta e kanë kaluar fazën e parë

Tirana

Veliaj: Rruga e re, më shumë akses për Vaqarrin. 2 mijë aplikime për kreditë e buta e kanë kaluar fazën e parë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:47
Erion Veliaj

Rehabilitimi i rrugës Kombinat-Vaqarr, ku edhe do krijohet lagjja e re për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, po pasurohet edhe me pemë të reja. Bashkia e Tiranës bën me dije se mbolli sot 250 pemë të rritura.

“Për të gjithë qytetarët që përdorin këtë rrugëpër të shkuar në Durrës, kemi bërë një punë të shkëlqyer, në bashkëpunim me ARRSH-në dhe Ministrinë e Infrastrukturës, për ta kthyer në një rrugë me standarde. Kjo është arsyeja që po e shoqërojmë investimin rrugor, edhe me investimmjedisor. Sot po mbjellim 250 pemë të rritura. E vlerësojmë çdo ndihmë dhe nuk i themi jo askujt që s’na sjell qoftë edhe një fidan të vogël; ama, kur kemi donacione të tilla serioze, edhe jetëgjatësia e investimit është më e madhe, edhe lehtësia e mirëmbajtjes është më e madhe, sigurisht ka edhe hijeshi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e 870 shtëpive të reja: “E kemi qëndisurgjithë rrugën Tiranë-Vaqarr, i sjell zonës më shumëakses, tani qëVaqarri do tëjetë vetëm një stacion autobusi larg Kombinatit. Jam shumë i lumtur që kjo rrugë do të ketë edhe gjelbërimin që lidhet me lagjen e re që do të bëjmë në Vaqarr, i paraprin 870 shtëpive që Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, do të ndërtojë për shtëpitë individuale të tërmetit”, tha ai.

Veliaj njoftoi se për çiftet e reja që duan të blejnë shtëpi me kredi të butë, 2 mijë familje kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes. “Dy mijë aplikime e kanë kaluar fazën e parë, ndërsa në fund do të përzgjedhim aplikimet që i plotësojnë të gjitha kriteret. Është një lajm i mirë për qindra familje të reja në Tiranë, që sapo ia kanë nisur jetës, kanë një fëmijë të vogël, janë çifte të reja që sapo kanë nisur punë, që s’kanë shtëpi tjetër dhe shtëpia e tyre e parë do të financohet falë këtij bashkëpunimi. Jam shumë i lumtur që disa bashki të tjera në Shqipëri, edhe në rajon, po e ndjekin këtë shembull”, theksoi ai.

Duke u ndalur tek fushata e mbjelljeve, Veliaj ftoi edhe bizneset dhe institucionet e ndryshme që t’i bashkohen kësaj nisme. “Do të shfrytëzojmë çdo ditë të ngjashme si ditët e kësaj jave, për të vazhduar me mbjelljet. Tani më shumë se kurrë po kuptojmë se parqet që kemi bërë në Tiranë, këndet e lodrave, statistikat e krimit, janë ulur aty ku ka një kënd lodrash, një park, pra ku ka jetë njeriu dhe dëshmitar poshtë çdo pallati, e kanë bërë qytetin më të jetueshëm”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat