Pas shtrirjes së linjës së ujësjellësit, rruga “Abdi Toptani” i nënshtrohet rehabilitimit - Bota Sot
Pas shtrirjes së linjës së ujësjellësit, rruga “Abdi Toptani” i nënshtrohet rehabilitimit

Tirana

E enjte, 15 nëntor 2018

Pas shtrirjes së linjës së ujësjellësit, rruga “Abdi Toptani” i nënshtrohet rehabilitimit

Më: 17 gusht 2018 Në ora: 10:59
Asfaltimi i rrugës

Pas shtrirjes së linjës së re të ujësjellësit dhe realizimit të punimeve të nevojshme nëntokësore, rruga “Abdi Toptani i është nënshtruar rehabilitimit të plotë.

Ekipet e ndërmarrjeve të Bashkisë Tiranë kanë mundur të përfundojnë në një kohë rekord gjithë punimet për ta kthyer këtë rrugë në një gjendje sa më optimale për kalimtarët dhe automjetet.

Për kryerjen e punimeve është shfrytëzuar nata, kur edhe lëvizja e automjeteve është më e vogël. Përveç asfaltimit, është bërë vijëzimi edhe vendosja e gjithë sinjalistikës së nevojshme për të bërë të mundur një orientim më të mirë të drejtuesve të automjeteve.

Ky investim vjen edhe si një kompletim i gjithë punimeve që po bëhen për rehabilitimin e qendrës së Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test