Sfidë e fortë për gjysmëfinalet

Volejboll

Sfidë e fortë për gjysmëfinalet

Më: 25 mars 2021 Në ora: 15:01
Sfidë e fortë për gjysmëfinalet

Janë luajtur ndeshjet e javës së 8-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për femra, Grupi B, ku tri skuadra janë në garë për dy bileta që të çojnë në play off.

Tirana fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Teutës në “Fahrie Hoti” (25-16, 25-9, 25-14), duke ruajtur kreun e grupit dhe është me një këmbë në gjysmëfinale, e shkëputur disi nga dy rivalet e tjera, Skënderbeu e Partizani.

Duket se beteja më e fortë do të jetë për vendin e dytë. Skënderbeu mposhti 3-1 Lushnjën (21-25, 25-17, 25-10, 25-17) jashtë fushe, fitore me përmbysje e ekipit korçar. Fitorja mban Skënderbeun 1 pikë para Partizanit.

Të kuqtë, që dy javë më parë fituan Kupën e Shqipërisë, mposhtën sot 3-0 (25-14, 25-17, 25-12) Korabin. Duket se gjithçka do të vendoset në javën e fundit, në përballjen direkte mes këtyre dy skuadrave.

Volejboll – Femra, Grupi B (java e 8-të)

Lushnja – Skënderbeu, 1-3

Tirana – Teuta, 3-0

Korabi – Partizani, 0-3

Renditja: Tirana 22 pikë, Skënderbeu 19 pikë, Partizani 18 pikë, Lushnja 10 pikë, Teuta 3 pikë, Korabi 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat