Kosova në CEV Ligën Evropiane

Volejboll

Kosova në CEV Ligën Evropiane

Më: 20 nëntor 2026 Në ora: 15:35
Kosova

Kombëtaret tona tashmë i dinë kundërshtarët në CEV Ligën Evropiane.

Vera do jetë e nxehtë me top garat elita evropiane, si dhe me formatin e ri të saj, që sjell më shumë ndeshje e më shumë shanse.

“Kosova paraqitet me dy kombëtaret, te djemtë e te vajzat.

Ky do jetë orari, gjatë një vere plot adrenalinë e emocione që dinë të na dhurojnë Dardanët e Dardanet tona.
FVK do të kujdeset, që ta bëjë më të mirën për prezantimin dinjitoz, por edhe organizimin e ndeshjeve si vendas.

Kujtojmë që te djemtë, xhiro e dytë e gjen Kosovën si vendas nga 11-13 qershor 2027.

Kurse te vajzat, në xhiron e parë jemi nikoqirë të Bullgarisë e Portugalisë.

Kombëtaret tona i zhvillojnë nga 6 ndeshje, në këtë kompeticion, me plot adrenalinë e përvojë të re që ofron kjo garë”, thuhet në njoftimin e FVK-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat