Fer Volley vazhdon me rezultate pozitive 

Volejboll

Fer Volley vazhdon me rezultate pozitive 

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 15:47
Fer Volley

Fer Volley vazhdon me rezultate pozitive në Superligën A, duke regjistruar fitoren e pestë në kampionat. 

Skuadra ferizajase triumfoi në tri sete ndaj AAB Prishtina ’75, duke e ruajtur vendin në treshen e skuadrave të kreut.

Pas dominimit në setin e parë, Fer Volley fitoi edhe dy setet e radhës, të cilat ishin më të luftuara, për ta mbyllur ndeshjen me rezultat 3:0.

Sidomos në setin e tretë AAB Prishtina 75 kishte epërsi, të cilën nuk e mbajti, duke humbur shpresat që ndeshja të vazhdonte në më shumë sete, për të synuar të paktën një pikë.

Për AAB Prishtina ’75 kjo ishte humbja e pestë në kampionat. Skuadra nga kryeqyteti mbetet në kuotën e nëntë pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat