Ferizaj e mbyll rrugëtimin evropian

Volejboll

Ferizaj e mbyll rrugëtimin evropian

Më: 18 nëntor 2026 Në ora: 23:00
KV Ferizaj

KV Ferizaj e përfundoi rrugëtimin në CEV Challenge Cup pas humbjes 1:3 (25:20, 19:25, 14:25, 17:25) në ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës çeke Volejbal Brno.

Pavarësisht eliminimit, Ferizaj tregoi dinjitet, nivel të mirë sportiv.

Po ashtu edhe organizim mbresëlënës, duke dëshmuar se mund të jetë nikoqir i denjë i garave evropiane.

“Kosova kaloi një test të rëndësishëm në këto nivele e për këtë merita kishin lojtarët, stafi, organizatorët dhe tifozët që kontribuan në këtë përvojë evropiane”, shkruan FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat