Drita fiton edhe në Prishtinë

Volejboll

Drita fiton edhe në Prishtinë

Më: 15 nëntor 2026 Në ora: 20:38
KVF Drita

Drita ka vazhduar me rezultate pozitive në Superligën A, duke regjistruar një tjetër fitore 3:0, kësaj radhe në udhëtim ndaj Prishtina Elite.

Gjilanaset e morën kontrollin e ndeshjes që në setin e parë, të cilin e fituan 25:19. 

Në setin e dytë, epërsia e Dritës ishte edhe më e theksuar, duke lejuar vetëm 14 pikë për vendaset. Prishtina Elite bëri rezistencë më të madhe në setin e tretë, por Drita ruajti ritmin dhe e mbylli takimin me 25:19.

Me këtë triumf, Drita vazhdon të mbajë pozitën e liderit dhe konfirmon ambiciet për të qëndruar në krye të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat