KV Ferizaj fiton ndaj Fushë Kosovës

Volejboll

KV Ferizaj fiton ndaj Fushë Kosovës

Më: 16 tetor 2026 Në ora: 14:33
Klubi i volejbollit Ferizaj

Klubi i volejbollit Ferizaj ka shënuar fitoren e dytë në edicionin e ri të Superligës A, duke triumfuar në udhëtim ndaj Fushë Kosovës me rezultat të pastër 0:3 në sete.

Ferizajaset fituan dy setet e para me rezultat 25:21 dhe 25:22, ndërsa seti i tretë ishte më i luftuar.

Mysafiret triumfuan edhe në këtë pjesë me 27:25, duke e mbyllur ndeshjen pa humbur asnjë set.

Me këtë fitore, Ferizaj regjistron suksesin e dytë në tri xhirot e para, ndërsa Fushë Kosova pëson humbjen e dytë në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat