Ferizaj mposhtet në Brno

Volejboll

Ferizaj mposhtet në Brno

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 19:27
KV Ferizaj

KV Ferizaj është mposhtur nga Volejbal Brno i Çekisë, në ndeshjen e parë të raundit të 1/32-tës së finales së CEV Challenge Cup.

Skuadra vendase e nisi më mirë takimin dhe arriti të krijojë epërsi që në setin e parë, të cilin e fitoi me rezultat 25:13. 

Ferizaj tentoi të reagojë në vazhdim, por çekët ruajtën kontrollin e lojës, duke fituar edhe dy setet e radhës, 25:18 dhe 25:17, për ta mbyllur ndeshjen në tri sete.

Përballja e zhvilluar në Çeki ishte e para mes këtyre dy skuadrave. 

Pas një jave, KV Ferizaj do ta presë Brnon në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”, në ndeshjen e kthimit, ku do të kërkojë të japë përgjigjen para tifozëve të vet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat