KV AAB Prishtina ka nisur me fitore në Superligën e Kosovës në volejboll.
Vashat prishtinase zhvilluan një ndeshje tejet emocionuese dhe triumfuan me rezultat 3:2 ndaj Fer Volley nga Ferizaj, duke arkëtuar dy pikë të rëndësishme në start të sezonit.
Kjo ishte një ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, ndërsa AAB Prishtina arriti ta festojë fitoren.
“Një ndeshje me shumë emocione dhe luftë deri në pikën e fundit! Kampionatin e nisim me fitore në shtëpi”, thuhet nga klubi prishtinas.
Start pozitiv për AAB Prishtinën, e cila në ndeshjen e parë të sezonit mori dy pikët e para.