Charles Belvin i bashkohet klubit shqiptar

Volejboll

Charles Belvin i bashkohet klubit shqiptar

Nga: K.G. Më: 28 tetor 2026 Në ora: 15:42
Pamje nga prezantimi

Volejbollisti Charles Belvin ka arritur marrëveshje me klubin nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.

Lajmi bëhet i ditur në faqen e klubit të Tiranës.

“Klubi Sportiv Tirana ka kënaqësinë të mirëpresë lojtarin më të ri të ekipit të volejbollit për meshkuj, Charles Belvin.

Volejbollisti amerikan 30-vjeçar do të përforcojë skuadrën bardheblu në pozicionin e diagonalit, duke sjellë me vete një eksperiencë të pasur ndërkombëtare.

Gjatë karrierës së tij, Belvin ka qenë pjesë e skuadrave në SHBA, Suedi, Mongoli dhe Tajvan, përfshirë Taoyuan Leopards, SoCal Rising Tide, Örkelljunga Volley dhe LA Blaze”, njofton Tirana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat