Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani ka pësuar humbjen e radhës në BVA Kupën Ballkanike 2026 për femra.
Vashat e Dritës u mposhtën me rezultat 3:1 (25:19, 25:23, 22:25, 25:15) nga CSKA e Sofjes, në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.
Drita ishte më e mirë se rivalja vetëm në setin e tretë, të cilin e fitoi 25:22.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Drita regjistroi një fitore dhe dy humbje, duke e përfunduar garën në vendin e tretë.
Megjithatë, turneu ishte një përvojë e mirë për vashat e drejtuara nga trajneri Lorik Ilazi.