Ferizaj vazhdon i pamposhtur në superligën A!

Volejboll

Ferizaj vazhdon i pamposhtur në superligën A!

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 19:25
Klubi i volejbollit Ferizaj

Klubi i volejbollit Ferizaj vazhdon marshimin e sigurt në kampionat, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara. 

Skuadra ferizajase triumfoi 3:0 ndaj Forcës dhe vazhdon të jetë e vetmja pa humbje në elitën e meshkujve.

Pas një seti të parë të dominuar, të cilin e fitoi 25:13, Ferizaj u përball me rezistencë më të madhe në vazhdim. 

Forca u tregua më konkurruese në dy setet pasuese, por vendasit ruajtën epërsinë në momentet vendimtare dhe i fituan të dy me rezultat identik, 25:22.

Për Forcën, skuadër që po përjeton sezonin e parë në elitë, kërkimi i pikëve të para vazhdon. 

Megjithatë, përvoja e fituar në këto ndeshje mbetet e rëndësishme për rrugëtimin e saj në Superligë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat