Volejbolli i meshkujve nisi mbrëmjen e së premtes javën shtatë të kampionatit, me ndeshjen Partizani-Vllaznia në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Skuadra e Ylli Tomorrit fitoi me rezultatin 3-1, pas një përballjeje që zgjati 2 orë e 2 minuta.
Një ndeshje që nuk kaloi pa rivalitet, kjo edhe për meritë të shkodranëve, të cilët tentuan të bënin befasinë në kryeqytet. Të kuqtë fituan setin e parë 25-22, ndërsa i dyti ishte edhe më i luftuar, i vendosur me pikë shtesë 25-27 për Vllazninë.
Edhe seti i tretë vijoi me rivalitet, me një seri të gjatë barazimesh deri në shifrat 14- 14, ndërsa më pas kampionët në fuqi morën kontrollin e lojës, duke e fituar setin 25-20, duke kaluar në avantazhin 2-1. Në setin e katërt loja nuk kishte histori, me Partizanin dominues në parket, përkthyer në shifrat 25-16, duke i mbyllur llogaritë në shifrat 3-1. Në ofensivën e kuqe e bënë diferecën Tyler Funk me 26 pikë, Norgen Baruti me 18, Lusian Krasniqi me 15 dhe Krist Martiro me 13 pikë.
Për Vllazninë nuk mjaftuan Daniel Herrera me 25 pikë dhe Gilman Talani me 14. Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e dytë, ndërsa Vllaznia mbetet e pesta.
Java e shtatë do të kompletohet me dy ndeshjet e së shtunës, fillimisht në orën 16:00, në Korçë do të përballen Skënderbeu dhe Tirana, ndërsa në orën 17:00 Elbsani pret Erzenin. Këtë javë radhën për të të qënsruar pushim e kanë kryesuesit e Studentit.