Peja ka vazhduar serinë pozitive në Superligën A, duke regjistruar fitoren 3:0 dhe e teta e sezonit pas triumfit në udhëtim ndaj Golden Eagle Therandës.
Ndeshja në Therandë solli rivalitet në secilin set.
Vendasit ishin shumë pranë fitores në setin e parë, por Peja tregoi qëndrueshmëri në momentet vendimtare dhe e fitoi atë vetëm pas vazhdimit, 31:29.
Edhe seti i dytë ishte rivalizues deri në fund, me pejanët që sërish u treguan më efikasë, duke triumfuar 25:23.
Në setin e tretë, mysafirët arritën ta menaxhojnë më mirë epërsinë dhe e mbyllën takimin me 25:21.
Kjo ishte fitorja e tetë për Pejën, e cila vazhdon garën në pjesën e sipërme të tabelës.
Ndërkohë, Golden Eagle Theranda regjistroi humbjen e shtatë dhe mbetet në pozitën e parafundit të renditjes.