Për të dytin vit me radhë, volejbolli shqiptar do të marrë pjesë në CEV Volleyball European League 2027 (Liga Europiane e Volejbollit), një turne i rëndësishëm i ekipeve kombëtare për të rritur për të dyja kategoritë.
Ndeshjet e këtij turneu do të zhvillohen në qershor 2027. Të gjitha kombëtaret janë të grupuara në një të vetëm dhe do të zhvillojnë tri raunde (secila organizon nga një). Në total janë 6 ndeshje (nga dy në secilin raund).
Si për meshkuj ashtu dhe për femra ndeshjet e raundit të parë nisin më 4-6 qershor dhe do të luhet për tri fundjava radhazi, deri më 18-20 qershor. FSHV-ja do të organizojë raundin e parë për meshkuj dhe atë të tretë për femra.
Objektivat e ekipeve kuqezi janë që jo vetëm të bëjnë një paraqitje dinjitoze por edhe të sigurojnë të paktën një fitore, gjë që mungoi këtë vit. Përgatitjet për këtë event do të nisin në mesin e muajit maj.
European League – Meshkuj
Raundi i parë (Shqipëri)
4 qershor, Portugali – Shqipëri
5 qershor, Kroaci – Portugali
6 qershor, Shqipëri – Kroaci
Raundi i dytë (Izrael)
11 qershor, Shqipëri – Izrael
12 qershor, Hungari – Shqipëri
13 qershor, Izrael – Hungari
Raundi i tretë (Mali i Zi)
18 qershor, Shqipëri – Mali i Zi
19 qershor, Qipro – Shqipëri
20 qershor, Mali i Zi – Qipro
European League – Femra
Raundi i parë (Sllovaki)
4 qershor, Letoni – Sllovaki
5 qershor, Shqipëri – Letoni
6 qershor, Sllovaki – Shqipëri
Raundi i dytë (Lituani)
11 qershor, Shqipëri – Lituani
12 qershor, Suedi – Shqipëri
13 qershor, Lituani – Suedi
Raundi i tretë (Shqipëri)
18 qershor, Gjeorgji – Shqipëri
19 qershor, Danimarkë – Gjeorgji
20 qershor, Shqipëri – Danimarkë