Peja në finalen e madhe

Volejboll

Peja në finalen e madhe

Më: 7 prill 2021 Në ora: 21:52
Peja në finalen e madhe

KV Peja ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës në volejboll te meshkujt, pasi në gjysmëfinalen e parë mposhti Dritën 3:2.

Ndeshja e luajtur në një maratonë prej pesë setash, ka sjellë dramë dhe rivalitet të jashtëzakonshëm, me Pejën që triumfoi në sete 16:25, 23:25, 25:20, 25:19, 8:15.

Avantazhi i hershëm i Pejës prej 2:0 në sete, la përshtypje se do të mbyllej me lehtësi për verdhezinjtë edhe seti i tretë.

Të këtij mendimi nuk ishin gjialanasit, të cilët në dy periudhat e ardhshme shënuan fitore 25:20 dhe 25:19, për të barazuar në 2:2 dhe duke e dërguar ndeshjen në tie-break.

Seti i pestë përcaktoi fituesin, me Pejën që arriti ta fitonte këtë set 15:8, për të siguruar finalen e Kupës së Kosovës në volejboll, te djemtë.

Finalja e Kupës së Kosovës në volejboll zhvillohet të enjten më 8 prill 2021, nga ora 15:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat