Superliga me emocione

Volejboll

Superliga me emocione

Më: 13 mars 2022 Në ora: 11:21
Superliga me emocione

Është mbyllur java e 15-të e Superligës në volejboll për meshkuj, teksa mbrëmjen e sotme janë luajtur dy ndeshjet e fundit.

Erzeni fitoi 3-0 ndaj Farka Volley (25-7, 25-15, 25-12), një ndeshje që u kthye në një stërvitore për shijakasit. Ata e dominuan me lehtësi takimin në të trija setet, duke e merituar fitoren. Tri pikë të arta për shijakasit, tashmë një pikë pas Tiranës kryesuese në renditje, duke e bërë të fortë betejën për titull.

Po 3-0 fiton edhe Vllaznia, që mposhti Teutën në fushën e ëksaj të fundit (25-19, 25-21, 25-16). Skuadra durrsake u përpoq të rivalizojë, por nuk kishte forcën e duhur, ndërsa shkodranët ishin superiorë dhe korrën një sukses të merituar e të rëndësishëm, që i mban në garë për play off-in.

Superliga-Meshkuj, java e 15-të

Partizani – Tirana, 3-2

Studenti – Elbasani, 3-1

Teuta – Vllaznia, 0-3

Farka Volley – Erzeni, 0-3

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Tirana 34 pikë, Partizani 33 pikë, Erzeni 33 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Elbasani 16 pikë, Vllaznia 16 pikë, Studenti 13 pikë, Teuta 12 pikë, Farka Volley 0 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat