Partizani, fitore me përmbysje në Shkodër

Volejboll

Partizani, fitore me përmbysje në Shkodër

Më: 19 mars 2022 Në ora: 20:04
Partizani, fitore me përmbysje në Shkodër

Është mbyllur sot java e 16-të e Superligës në volejboll për meshkujt, teksa janë luajtur dy takimet e fundit.

Partizani fitoi 3-1 në Shkodër ndaj Vllaznisë, duke u rikthyer në vendin e dytë në kampionat. Vendasit fituan 25-22 setin e partë, por më tej në fushë dominoi skuadra kryeqytetase, që përmbysi shifrat në tri setet e tjera (25-16, 25-17, 25-19). Partizani barazohet me pikë me Erzenin dhe së bashku janë 1 pikë pas Tiranës.

Po 3-1 fiton edhe Elbasani, që mundi në fushën e tij Skënderbeun. Ishin miqtë ata që e nisën më mirë ndeshjen, duke fituar 25-21 setin e parë. Elbasani nuk dorëzohet dhe luan më mirë, duke fituar 25-15, 25-20 e 25-16 tri setet e tjera, duke përmbysur shifrat dhe merituar fitoren.

Superliga-Meshkuj, java e 16-të

Erzeni – Teuta, 3-0

Tirana – Studenti, 3-0

Elbasani – Skënderbeu, 3-1

Vllaznia – Partizani, 1-3

Farka Volley (pushim)

Renditja: Tirana 37 pikë, Partizani 36 pikë, Erzeni 36 pikë, Skënderbeu 23 pikë, Elbasani 19 pikë, Vllaznia 16 pikë, Studenti 13 pikë, Teuta 12 pikë, Farka Volley 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat