Kosova U19 mposht Maqedoninë e Veriut

Volejboll

Kosova U19 mposht Maqedoninë e Veriut

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 11:03
Kosova U19 mposht Maqedoninë e Veriut

Pas dy disfatave që kishte kundër dy Kombëtareve seniore, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut,

Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka treguar paraqitje premtuese kundër Maqedonisë së Veriut U19, në turneun memorial ndërkombëtar që po zhvillohet në Krushevë, duke triumfuar me rezultat 3-2 në sete.

Kjo fitore erdhi në kohë perfekte për ekipin e Lorik Ilazit, i cili tregoi paraqitje motivuese, para Kampionatit Ballkanik që zhvillohet mes datave 10-14 gusht.

Kujtojmë se ky turne memorial në Maqedoni të Veriut ishte përvojë e mirë dhe e rëndësishme për vashat kosovare, për të kuptuar më shumë rreth formës së ekipit para Kampionatit Ballkanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat