Kupa e Pavarësisë në Tiranë

Volejboll

Kupa e Pavarësisë në Tiranë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Kupa e Pavarësisë në Tiranë

Federata Shqiptare e Volejbollit në bashkëpunim me atë Kosovare, do të organizojnë më datat 25-27 nëntor Kupën e Pavarësisë, për meshkuj dhe femra. Ky event do të zhvillohet në Farkë.

Pjesëmarrëse janë dy skuadra nga Shqipëria e dy nga Kosova, për secilën kategori.

Në gjysmëfinalet e femrave do të përballen Drita-Skënderbeu e Partizani-Fer Voley. Ndërsa dy gjysmëfinalet e meshkujve janë Tirana-Luboteni e Peja-Partizani.

Femrat do të luajnë të premten, meshkujt të shtunën, ndërsa të dielën luhen dy finalet. Ky është eventi i parë ndërkombëtar i këtij sezoni në volejboll, që pritet të pasohet nga Kupa Gjergj Kastrioti, Liga që bashkon dy shtetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat