Fitore e madhe e Skenderajt

Volejboll

Fitore e madhe e Skenderajt

Më: 4 mars 2023 Në ora: 20:12
Skenderaj

Skenderaj ka mposhtur M-Technologien, të shtunën mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14 të Superligës A, femrat, me rezultat 1-3.

Vashat nga Skenderaj u përballën me një rezistencë të fortë të nikoqireve nga Prishtina në setin e parë, derisa arritën me shumë mund që ta fitojnë këtë set me rezultat 24-26.

Kryeqytetaset luftuan fuqishëm në setin e dytë të cilin arritën ta fitojnë me rezultat 25-23, duke barazuar rezultatin në 1-1 në këtë pikë.

Mirëpo, Skenderaj në dy setet e ardhshme tregoi se jo rastësisht është aty ku është këtë sezon, ku po lufton për titull, duke fituar setin e tretë fillimisht me rezultat 22-25, para se ta mbyllte dilemën e fituesit në setin e pestë të cilin e fitoi 18-25.

Pas kësaj fitoreje, Skenderaj grumbullon 35 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë, ndërsa M-Technologie mbetet në pozitën e katërt në kuotën e 15 pikëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat