Skënderbeu mposht Partizanin

Volejboll

Skënderbeu mposht Partizanin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 19:44
Pamje nga ndeshja

Skënderbeu në volejboll për femra fitoi sot pasdite 3-0 ndaj Partizanit në finalen e dytë play off, duke barazuar në 1-1 shifrat e fitoreve mes dy skuadrave pas dy ndeshjeve të para.

Në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, skuadra vendase bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke dominuar në fushë dhe merituar fitoren.

Seti i parë është një dominim total i Skënderbeut, që ka epërsi e fiton 25-13, ndërsa në të dytin Partizani rivalizon disi, por jo mjaftueshëm. Për pasojë, korçaret fitojnë 25-22 dhe udhëheqin 2-0 me sete.

Seti i tretë është më i bukuri, me barazime të shpeshta deri në shifrat 22-22, moment ku Skënderbeu shkëputet e fiton 25-22, duke fituar edhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.

Një fitore e merituar e skuadrës vendase, që u mbështet edhe nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat