Lideri i Superligës, Ferizaj, ka regjistruar edhe një fitore 3:0 (25:13,31: 29,:25:25) të rëndësishme, kësaj here si mysafir ndaj Prishtinës.
Skuadra ferizajase e nisi ndeshjen me dominim të plotë në setin e parë, ndërsa seti i dytë solli dramë të madhe dhe përfundoi me rezultat 29:31 në favor të mysafirëve.
Pavarësisht përpjekjeve të Prishtinës për të mbajtur hapin, Ferizaj nuk la vend për befasi dhe e mbylli sfidën me epërsi të thellë në setin e tretë.
Me këtë triumf, Ferizaj arrin në kuotën e 48 pikëve dhe vazhdon të kryesojë tabelën e kampionatit. Nga ana tjetër,
Prishtina, e rikthyer këtë edicion në elitë, mbetet në pozitën e parafundit me 10 pikë, duke e pasur të vështirë sigurimin e mbijetesës.