Përgatitje intensive për Kombëtaren U16

Volejboll

Përgatitje intensive për Kombëtaren U16

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 22:15
Kombëtarja e Kosovës U16

Kombëtarja e Kosovës U16 në volejboll për vajza po vazhdon përgatitjet intensive në kuadër të pjesëmarrjes historike në CEV Kampionatin Evropian U16, që do të zhvillohet nga 2 deri më 13 korrik në Prishtinë dhe Tiranë.

"Si pjesë e fazës përgatitore, sot kjo grupmoshë zhvilloi një ndeshje miqësore në sallën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë, ndaj kombëtares U19.

Kampi përgatitor i Kombëtares U16 po vazhdon në Skenderaj, ndërkohë që sot dhe nesër vajzat do të jenë të angazhuara me miqësore ndaj Kombëtares U19, për të fituar ritmin e duhur garues para sfidave evropiane.

Një angazhim i pandalshëm për të përfaqësuar Kosovën me krenari në një ngjarje madhore siç është Kampionati Evropian, i cili për herë të parë iu besua Kosovës e Shqipërisë", njofton FVK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat