Fer Volley nga Ferizaj ka aspirata të mëdha për edicionin e ri, në radhë të parë të jetë sa më i përforcuar në çdo repart për garat evropiane.
Fer Volley ka përforcuar radhëlt me volejbollisten nga Ukraina, Daryna Onishchenko.
Kampionja e Kosovës e vlerëson si përforcim të madh Darynan në repartin e sulmit.
“Fer Volley zyrtarisht prezanton përforcimin e ri në repartin e sulmit – Daryna Onishchenko, 17 - vjeçare, lojtare e pozitës pranuese (OH), me gjatësi 1.85 cm.
E ardhur nga Ukraina, Daryna ka qenë pjesë e pandashme e kombëtares U17, U18 dhe U22 të vendit të saj, dhe vlerësohet si një nga talentet më premtuese të gjeneratës së re.
Me fizik, teknikë dhe përvojë ndërkombëtare që tejkalon moshën e saj, ajo pritet të jetë një armë kyçe për Fer Volley në sezonin e ri”, thuhet në njoftimin e KV Fer Volley.