Genev te Drita

Volejboll

Genev te Drita

Nga: K.Goca Më: 8 tetor 2025 Në ora: 20:26
Hristomir Genev

Volejbollisti nga Bullgaria, Hristomir Genev, i bashkohet klubit të Dritës së Gjilanit.

Drita po kërkon të jetë sa më e kompletuar në vazhdim të kampionatit dhe të luftojë për kreun e tabelës.

“Klubi i Volejbollit Drita zyrtarisht njofton përforcimin më të ri në skuadër për sezonin 2025/26! 

Në rolin e pasuesit, skuadrës sonë i bashkohet volejbollisti bullgar Hristomir Genev, një lojtar me përvojë dhe cilësi që pritet të japë kontribut të madh në organizimin e lojës dhe forcimin e ekipit tonë”, njofton KV Drita.

Drita ka ecuri të mirë në dy javët e para duke shënuar dy fitore radhazi. 

Aktualisht renditet në vend të tretë me 5 pikë, një më pak se lideri Skënderbeu dhe Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat