Peja kryeson në Superligën e Kosovës

Volejboll

Peja kryeson në Superligën e Kosovës

Nga: K.G. Më: 24 tetor 2025 Në ora: 23:14
Tabela

KV Peja është në krye të tabelës pas javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në volejboll.

Pejanët po tregojnë lojëra më të mira në gjashtë javët e para, si fryt i kësaj kryesojnë renditjen me 15 pikë.

Pejanët udhëheqin me një pikë më shumë se Drita në vend të dytë dhe dy se Skënderbeu në të tretin.

Kampioni në fuqi, Ferizaj, aktualisht mban vendin e katërt me 11 pikë të mbledhura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat