Drita ka shënuar një fitore të pastër në transfertë 0:3 (17:25, 20:25, 13:25) ndaj Gjinocit, duke vazhduar formën stabile dhe ritmin e ndjekjes së kreut.
Me këtë triumf, gjilanaset mbajnë hapin me liderin Fer Volley, ndërsa njëkohësisht krijojnë shkëputje të rëndësishme ndaj pozitës së tretë, duke forcuar pretendimet për një vend në zonën e majës së tabelës në elitën e volejbollit të Kosovës.
Ndeshje dramatike Lipjan, ku dy skuadrat rivalizonin drejtpërdrejt për pozitën e katërt në elitë.
Pas një përmbysjeje dhe rikthimesh nga të dyja anët, Skenderaj arriti të marrë një fitore të vështirë, por tepër të vlefshme 2:3 (17:25, 25:20, 25:16, 13:25, 13:15) ndaj Fushë Kosovës.
Me këtë triumf, Skenderaj hedh një hap të madh drejt konsolidimit në zonën Top-4, duke mbajtur prapa një rivale të drejtpërdrejtë në garën për pozicionet e epërme.